'Ditët e Mërgatës' në Gjilan nisin me alpinizëm në bjeshkët e Karadakut

Klubi Alpin në Gjilan në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit gjatë këtij vikendi kanë orgazniaur ecjen tradicionale “Ditët e Mërgatës 2019” në bjeshkët e Karadakut.

Komuna ka njoftuar se në këtë organizim kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i alpinistëve të përcjellur edhe një një numër i qytetarëve kurreshtarë, të cilët pëlqejnë natyrën dhe ecjen nëpër të.

“Në këtë ecje e cila në mënyrë simbolike është shënuar këtë vit në malet e Karadakut, është përshkruar një shteg prej rreth 6 kilometrash, ku përpos bukurive natyrore, pjesëmarrësit kanë vizituar edhe kishën e “Shën Anës”, e cila është në mesin e objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare me një histori shumë të gjatë”, njofton komuna.

Tutje në njoftim thuhet se organzimit të alpinistëve dhe vargut të gjatë të qytetarëve pjesëmarrësve u janë bashkangjitur edhe ekipet e Ushtrisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës, konkretisht atyre të sportit.