'Dita pa makina', nesër në Prizren për një orë lëvizet me biçikleta

Nesër me fillim nga ora 11:00, për një orë, në dy rrugët kryesore të Prizrenit do të ndalohet qarkullimi i makinave.

Kjo për të shënuar “Ditën pa makina”, që organizohet me qëllim të shfrytëzimit sa më pak të makinave, dhe nxitjes të transportit urban dhe biçikletave.

Në Komunën e Prizreni nuk ka shtigje që mund të shfrytëzohen për biçikleta, pos një shtegu malor, kurse edhe në vitet e kaluara kur ishte mbajtur ky aktivitet kryetari i Komunës Mytaher Haskuka kishte thënë se ndërtimi i këtyre shtigjeve është i domosdoshëm për ta lehtësuar qytetin nga lëvizjet e shumta të makinave

Megjithatë dy rrugët “Remzi Ademja” dhe “Adem Jashari” do të jenë të bllokuara për automjete për një orë, dhe në këto rrugë do të ketë aktivitet të ndryshme.

Komuna ka bërë thirrje për automjetet që ndërmjet orës 11:00 dhe 12:00, vozitësit e makinave duhet të shfrytëzojnë rrugët e tjera alternative.