Gjykimi i Limajt dhe të tjerëve | Foto: KALLXO.com
Dita e Tretë e Dëshmisë së ish-Këshilltarit të Limajt
Ish-këshilltari i Limajt Mevludin Krasniqi është duke e dhënë edhe sot dëshminë e tij në gjykimin ku ish-ministri dhe zyrtarë të tjerë të ish-Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomit po gjykohen për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre.
Krasniqi edhe sot po merret në pyetje nga prokurori Charles Hardaway.
Mevludin Krasniqi dëshminë në procesin gjyqësor kundër Limajt dhe të tjerëve e nisi më 2 nëntor, kur në një moment, derisa prokurori i shtronte një pyetje atij, të cilën e kundërshtoi i akuzuari Endrit Shala, ndodhi një debat me tone të ngritura mes Charles Hardaway-it dhe Shalës.
Pas kësaj ngritjeje të dyanshme të zërit u dha pauzë nga gjykata, ndërsa pas pauzës Shala dhe Hardaway kërkuan falje.
http://kallxo.com/tone-te-ngritura-ne-gjykimin-e-limajt/
Krasniqi e vazhdoi dëshminë edhe më 8 nëntor.
http://kallxo.com/ish-keshilltari-limajt-vazhdon-deshmine/
Fatmir Limaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar në kohën sa drejtonte ish-Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.
Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në Komunën e Gjilanit.
Në procesin e njëjtë me Limajn për të njëjtat akuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës po ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Suka.
Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2 më 30 tetor të vitit të kaluar e cilësoi të ngritur me urdhër politik.
Dosja MTPT në KALLXO.com.