Foto-ilustrim

Disa Lagje pa Ujë- Dëmtohet Gypi në Prishtinë

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, kontraktorët e Komunës së Prishtinës përgjatë punimeve të tyre në sheshin ”Adem Jashari” në Prishtinë, kanë dëmtuar një tubacion gizë të vjetër, tubacion i ujit që kalon nën objekte banimi.

Ujësjellësi ka njoftuar se për shkak të dëmtimit të tubacionit janë detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.

“Lagjet në të cilat është ndërprerë furnizimi me ujë janë ‘Dodona’, ‘Tophane’, zona rreth komunës së vjetër të Prishtinës si dhe rruga ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Në njoftimin e Ujësjellësit thuhet se në vendim e ngjarjes janë dërguar ekipet për mirëmbajtje të rrjetit të ujit dhe janë duke u munduar të sanojnë dëmtimin.