Disa Fshatra të Klinës Pa Rrymë- Frikë edhe nga Vërshimet

Era e shoqëruar me reshje që nisi mbrëmë dhe po vazhdon edhe sot në Klinë, ka skaktuar probleme të furnizimit me energji elektrike.

“Një pjesë e lokaliteteve kanë mbetur pa energji elektrike gjatë tërë natës, deri në orët e paradites së sotme, derisa disa fshatra tjera janë akoma pa rrymë”, thuhet në një komunikatë të Komunës së Klinës.

Sipas komunikatës, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente në Komunën e Klinës Gjokë Lleshaj është ankuar se fshatrat e Lugut të Drinit janë duke u përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Në komunikatë thuhet se në Klinë ekziston edhe rreziku nga vërshimet.

“Deri tash nuk kemi marrë asnjë informatë për vërshime në ndonjë pjesë të Klinës, por nëse vazhdojnë të reshurat e shiut, situata mund të përkeqësohet”, tregohet në komunikatën e komunës.

KALLXO.com shkroi sot edhe për dëmet nga era në Deçan e Istog.

http://kallxo.com/era-rrezon-minaren-e-xhamise-ne-decan/

http://kallxo.com/telat-e-rrymes-neper-toke-keds-intervenon/

http://kallxo.com/fshatrat-e-istogut-pa-rryme-per-shkak-te-eres/