Foto: Facebook.com/ Naim Haziri

Diplomon piloti i parë i FSK-së, Afrim Zabeli

Një ditë para se të votohen në Kuvendin e Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, ka diplomuar edhe piloti i parë që do t’i shërbejë kësaj ushtrie, nëntogeri Afrim Zabeli.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Naim Haziri, shefi i Shtabit në Komandën e Forcave Tokësore, i cili edhe ka ndarë disa fotografi nga ceremonia e diplomimit.

“Ndjenjë e veçantë krenarie në diplomimin e Pilotit të parë të FSK-së, Nëntoger Afrim Zabeli. Sukseset e panumërta të FSK-së dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona tash përfshijnë edhe pilotin e parë.  E ardhmja e FSK-së, e ardhmja e Kosovës. Përgëzova pilotin dhe në emër të institucionit tonë shpreha përkushtimin për profesionalizimin e mëtejshëm të FSK-së. Ky fund i vitit 2018 po shënohet me data e ngjarje të papërsëritshme”, ka shkruar Haziri.

Ndryshe gjatë ditës së nesërme deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë ndryshimin e FSK-së në Ushtri.