Dijana Ziviq emerohet ministre e Bujqesise FOTO: ZKM

Dijana Ziviq ministre e re e Bujqësisë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka zëvendësuar Nenad Rikallon me Dijana Ziviq.

Kryeminstri Ramush Haradinaj e ka emëruar Dijana Ziviq, ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq.

“Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai nuk ka treguar nëse Dijana Ziviq është pjesë e Listës Serbe.

Nenad Rikallo ishte shkarkuar nga Kryeministri Haradinaj, pasi që kishte qenë pjesë e marrëveshjes me PSD-në.

Kjo e fundit kishte kërkuar nga Haradinaj që të shkarkohet Rikallo në vend të votave për buxhetin e 2019.

 

Dijana Ziviq em137rohet ministre e re Buqjësisë