Foto: Ilustrim

Dijamant Zabërgja Një nga Viktimat e Sulmit në Munich

Në sulmin që ka ndodhur mbrëmë në qendrën tregtare “Olympia” në Munich mësohet se ka viktima edhe shtetas me origjinë nga Kosova.

Dijamant Zabërgja, 21-vjeçar, me origjinë nga Vushtrria, është në mesin e dhjetë viktimave të konfirmuara nga autoritetet gjermane.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar për KALLXO.com xhaxhai i viktimës.

“Sot në mëngjes policia gjermane ka shkuar te shtëpia e vëllait tim në Munich dhe ia ka konfirmuar ngjarjen tragjike”, ka thënë Baki Zabërgja për KALLXO.com.

Sipas fjalëve të Bakiut, Dijamanti ishte djalë hasreti.

Ndërkohë, në media qarkullojnë informacione se në mesin e të vrarëve apo të plagosurve ka edhe të tjerë qytetarë me origjinë nga Kosova.

zabergja

Përndryshe, pas sulmit në qendrën tregtare në Munich numri i të vrarëve të konfirmuar nga autoritetet gjermane ka shkuar në dhjetë. Ndërsa, ka edhe persona të plagosur.

Policia e Munichut ka njoftuar sot se autor i sulmit të mbrëmshëm është një 18 vjeçar me origjinë iraniane.

http://kallxo.com/se-paku-9-te-vrare-ne-munich/