Rruga kryesore në drejtim të Busavatës| Foto: Amir Jakupi

I Digjet Traktori dhe Ushqimi i Kafshëve

Një stallë ka marrë zjarr në Busavatë të Kamenicës, duke i shkaktuar dëme pronarit të saj.

Policia në raportin e saj të përditshëm njofton për shpërthim zjarri në një stallë në Busavatë të Kamenicës.

Sipas policisë nga zjarri janë dëmtuar- djegur traktori, 320 duaj sanë, por edhe miell dhe misër.

Policia njofton se nuk ka të lënduar.