Foto: Ilustrim

Digjet Shtëpia, Vdesin Pesë Persona në Tetovë

Një nënë me katër fëmijët e saj kanë humbur jetën nga një zjarr që ka përfshirë shtëpinë e tyre në një lagje të Tetovës.

Zjarri ka shpërthyer në orën 3:30 të mëngjesit derisa viktimat ishin në gjumë.

Gruaja ishte 39 vjeçe, ndërsa fëmijët të moshës prej katër deri 13 vjeç.

Zjarri është lokalizuar brenda një kohe të shkurtër, por ekipet zjarrfikësve thonë se kanë qenë të pafuqishëm për të parandaluar tragjedinë, për shkak të flakëve që kanë përfshirë edhe tri shtëpi të tjera.

Bashkëshorti i gruas së vdekur në momentin e fatkeqësisë ishte në punë si roje në një objekt afarist.

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk dihen ende.

Në vendin e fatkeqësisë kanë dalë prokurori publik dhe ekipet e mjekësisë ligjore për të hetuar rastin.