Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Digjet një veturë në Han të Elezit

Një incident zjarri është raportuar orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në Han të Elezit.

Një person ka raportuar se një veturë me targa vendore e cilat ishte parkuar para shtëpisë së tij ishte kapluar nga zjarri.

Me të marrë informacionin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së bashku me zjarrfikësit.

Këta të fundit kanë bërë lokalizimin e veturës dhe më pas e kanë shuar zjarrin.

Në raportin policor nuk raportohet për persona të lënduar nga ky incident.