Ilustrim

Digjet një veturë në Ferizaj

Një veturë është përfshirë nga zjarri në fshatin Varosh të Ferizajt.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 22:00, ku ankuesja ka raportuar se në rrethana të panjohur është përfshirë nga zjarri vetura e saj e tipit BMW.

Sipas ankueses vlera e dëmit është rreth 15 mijë euro.

Në vendin ku ka ndodhur ngjarja kanë dalë njësitë policore si dhe njësiti i zjarrfikësve, por nuk raportohet për persona të lënduar.