Digjet një veturë në autostradën 'Ibrahim Rugova' - VIDEO

Një veturë është përfshirë nga flakët e zjarrit në autostradën ‘Ibrahim Rugova” në afërsi të Malishevës.

Siç shihet në videot që kanë arritur nga lexuesit e KALLXO.com, vetura është djegur tërësisht. Po ashtu policia dhe njësitë e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes fatmirësisht nuk ka asnjë person të  lënduar nga djegia e veturës.

Vetura është me targa të Shqipërisë.