Foto: Ilustrim

Digjet një shtëpi në rrethana të panjohura

Në rrethana të panjohura është djegur një shtëpi në fshatin Shashar të Komunës së Vitisë.

Sipas raportit ditor të policisë, dje rreth orës 09:50, është raportuar në polici se një shtëpi është përfshirë nga zjarri.

Sipas policisë shtëpia ishte e vjetër e pa banuar dhe se të cilës nuk i dihet pronari.

Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin që kishte kapluar shtëpinë.

Policia nuk ka raportuar për persona të lënduar.