Foto: Ilustrim

Digjet një shtëpi në Qyshk të Pejës

Në fshatin Qyshk të komunës së Pejës, viktima mashkull i komunitetit rom ka njoftuar se pas një defekti elektrik i është djegur  shtëpia.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe ka shuar zjarrin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë një ekip i KEDS-it, si dhe eksperti i zjarreve.

Gjatë shuarjes së zjarrit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.

Sipas raportit të Policisë, rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore.