FOTO ILUSTRIM

Digjet një shtëpi në Poklek të Drenasit

Në rrethana ende të panjohura një personi i është djegur shtëpia në fshatin Poklek të komunës së Drenasit.

Siç njofton Policia, nga zjarri nuk ka patur të lënduar përveç dëmeve materiale të cilat llogariten të jenë në vlerë prej 5 mijë eurove.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin, por ende nuk dihen shkaqet që e kanë shkaktuar.

“Në fshatin Poklek të Drenas me 05.07.2018 rreth orës 23:25, viktima mashkull- shqiptar, ka raportuar se në rrethana të panjohura shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale në vlerë rreth 5000€,  nuk raportohet për të lënduar”, njofton Policia.