FOTO nga vendi i ngjarjes/KALLXO.com

Digjet një shtëpi në Novolan të Vushtrrisë (Video-Foto)

Një shtëpi është djegur sot rreth orës 11:00 në fshatin Navolan të Vushtrrisë. KALLXO.com ka pranuar nga dëshmitarët okularë video dhe fotografi nga djegia e kësaj shtëpie.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri te shpërthimi i zjarrit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për KALLXO  se shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen dhe se nuk ka persona të lënduar.

“Shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen, nuk ka të lëndime në njerëz. Ekipet e policisë janë duke punuar ende për t`i ditur shkaktarët e zjarrit”, ka thënë Zahiti.