
Digjet një Kamion në Autostradë
05.8.2016 - 20:29
Një kamion është përfshirë në flakë sot pasdite në autostradën Prishtinë- Mitrovicë, në afërsi të fshatit Milloshevë.
Një qytetar ka dërguar disa fotografi në KALLXO.com ku shihet pjesë të mëdha të kamionit në flakë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentin.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti, tha për KALLXO.com se rreth orës 19, në autostradë, një kamionit i është djegur goma për shkaqe momentalisht të panjohura. Ajo tha se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar ose pasoja tjera në trafik.