Foto-ilustrim

Digjet Fabrika e Peletit- Dëmi 600 Mijë Euro

Policia në raportin 24 orësh njofton se ka marrë informatën që një fabrikë e peletit është djegur dje në Vitomiricë të Pejës.

“Ankuesi ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri fabrika e peletit”, thuhet në raportin policor.

Policia më tutje njofton se zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas policisë, ankuesi dyshon që dëmi nga djegia është 600 mijë euro.

Policia bën me dije se nga zjarri nuk ka të lënduar.