Digjen dy vetura si pasojë e djegies së shtyllës elektrike

Dy vetura janë përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme si pasojë e djegies së një shtylle elektrike.

Rasti raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 13:00, në Lipjan.

Policia ka bërë të ditur se në rrethana ende të panjohura është djegur një shtyllë elektrike, ku si pasojë e saj janë djegur pjesërisht edhe dy vetura.

Sipas policisë, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse.