Zjarr në pyje - Foto: Rtv21

Digjen 2.5 hektarë tokë në Prizren

Disa hektarë tokë janë përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme.

Sipas raportit ditor të policisë, në fshatin Lokovicë të Komunës së Prizrenit, 2.5 hektarë tokë janë përfshirë nga zjarri.

Në raport thuhet se zjarri ka përfshirë tokën në rrethana të panjohura.

Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Policia raporton se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.