Arrestim i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Dhunë Kundër Babait në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Suharekë një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij si dhe ka kanosur me fjalë tërë familjen e tij.

Sipas Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 20:00.

Në raportin e saj të përditshëm, Policia thotë se nuk ka të lënduar në këtë incident,

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.