Ilustrim

Dhunë familjare në Lipjan – i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur para dy ditësh në qytetin e Lipjanit.

Sipas Policisë së Kosovës, një person i komunitetit ashkali është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një grua, nga i njëjti komunitet.

“I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.