Graçanica (Ilustrim)

Dhunë familjare në Graçanicë, burri kanos gruan

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në komunën e Graçanicës.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 10:20.

“Është arrestuar i dyshuari i cili pas një mosmarrëveshja ka kanosur viktimën, bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e  mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.