Foto: Ilustrim

Dhunë Familjare në Graçanicë, Arrestohet Burri

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Graçanicë ka arrestuar një burrë të komunitetit serb, i dyshuar për dhunë familjare.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas Policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.