Foto: Ilustrim

Dhunë Familjare në Fushë Kosovë e Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës nëpër familje gjatë ditës së djeshme.

Në raste të ndara, në Fushë Kosovë dhe Pejë, dy burra dyshohen për sulme ndaj familjareve të tyre.

Gjatë orëve të pasdites, është arrestuar një burrë nga Fushë Kosova që dyshohet se ka sulmuar nënën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari ka probleme psikike dhe është dërguar në mbajtje.

Gjatë ditës së djeshme po ashtu, një burrë nga Peja ka kanosur  gruan e tij, rast të cilin policia e ka cilësuar si dhunë në familje.

Sipas raportit ditor, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.