Dhuna seksuale në luftë, çfarë po ndodh me të drejtat e të mbijetuarve?

Qeveria e Kosovës ka paraparë pensione për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.

Megjithatë, deri më tani nga 1 mijë  e 530 aplikantë, vetëm rreth 380 kanë arritur ta marrin statusin e të mbijetuarit/es.

Shoqëria civile dhe personat përgjegjës sot në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ debatojnë pse zgjat kaq shumë shqyrtimi i aplikimeve për këtë pension?

Çfarë po ndodh me rastin e Vasfije Krasniqi-Goodman, shqiptares së parë që e ka treguar publikisht rastin e dhunimit të saj gjatë luftës?

Për këto dhe të tjera debatojnë: Feride Rushiti, Qendra Kosovare per Rehabilitmin e e të Mbijetuarve të Torturës; KRCT Drita Hajdari, Prokurore Speciale; Minire Begaj, kryesuese e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale; Edi Gusia, drejtoreshë në Agjencia për Barazi Gjinore; Nafi Krasniqi, vëllai i Vasfije Krasniqit;  Tom Adams, Zëvendës Ambasador në Ambasadën Britanike.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, transmetohet çdo të enjte nga ora 20:15 në RTK dhe repriza të premten në mesditë.