Zjarrfikës - Foto: REL
Dhjetëra të Vdekur nga Zjarri në Një Ndërtesë në Korenë e Jugut
Zyrtarët në Korenë e Jugut thonë se të paktën 28 persona kanë vdekur dhe 26 të tjerë janë lënduar, pasi një ndërtesë është përfshirë nga zjarri.
Sipas autoriteteve, numri i viktimave mund të rritet, përderisa zjarrfikësit po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuarit, teksa kanë arritur të shuajnë zjarrin në ndërtesën tetë-katëshe në qytetin jugor, Jecheon.
Ende nuk është i qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.
Në ndërtesën e djegur kishe një qendër fituesi, restorante dhe saunë publike.
Organizatorët e Olimpiadës Dimërore, që do të mbahet në Pyeongchang të Koresë së Jugut, ka thënë se pishtari olimpik ishte planifikuar që të kalonte nëpër Jecheo më 21 dhjetor.
“Vendosëm të anulojmë këtë ngjarje, për të nderuar viktimat”, është cituar të ketë thënë për agjencinë Yonhap, një zyrtar i komitetit organizativ të Olimpiadës. (REL)