Dhjetë të Vrarët Janë Gjermanë

Dhjetë personat që janë vrarë në atentatin e djeshëm në Stamboll janë shtetas gjermanë, ka thënë ministri i Brendshëm i Gjermanisë, raporton AFP.

Sipas ministrit Thomas de Maizière, megjithatë nuk ka asnjë indikacion se shtetasit gjermanë ishin shënjestër e sulmit vetëvrasës. Prandaj, sipas tij, nuk ka arsye që gjermanët të anulojnë ose ndryshojnë projektet e tyre për shkuarje në Turqi, njofton AFP.

http://kallxo.com/arrestohen-tre-xhihadiste-shtetas-ruse/