Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Detyrojnë Fëmijën të Kërkojë Lëmoshë

Policia ka arrestuar një burrë dhe një grua në Prishtinë nën dyshimin se e detyruan një fëmijë të kërkojë lëmoshë.

“Janë arrestuar një mashkull dhe një femër shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin e bazuar se kanë shtyrë viktimën fëmijë shtetas i Shqipërisë në kërkim lëmoshe”, thuhet në raportin policor.

Të arrestuarve, sipas policisë, u është caktuar ndalimi policor.

Edhe një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet që ka keqtrajtuar dy fëmijë të moshës 6- 7 vjeç, duke i detyruar të kërkojnë lëmoshë.

I dyshuari pas marrjes në pyetje me urdhër të prokurorit është liruar.

Para një jave në Prizren policia gjatë një aksioni largoi nga ky qytet dhe dëboi në Shqipëri lypsarët nga ky shtet.