Detajet rreth aksidentit ku vdiqën babai me dy djemtë

Babai me dy djemtë e tij kanë gjetur vdekjen në një aksident trafiku sot në rrugën Prizren-Zhur.

Në këtë aksident janë të përfshira një veturë dhe kamioni i pastrimit të rrugëve nga bora.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, për KALLXO.com thotë se dyshohet se shoferi i veturës ku ndodheshin viktimat kishte humbur drejtimin.

“Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, pra vetura e viktimave dhe kamioni i pastrimit të borës për shkak të ngricave dyshohet se shoferi i veturës e kanë humbur drejtimin dhe janë ndesh me kamionin”, tha ai.

Ai shtoi se viktimat janë babai me dy djemtë e tij dhe të tretë të moshës së re.

KALLXO.com raportoi sot se tre persona kanë humbur jetën nga një aksident që ka ndodh në rrugën Prizren-Zhur.

Për rastin kishte folur për KALLXO.com edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete një kamion dhe një veturë, fatkeqësisht aksidenti është me fatalitet, i kemi tri viktima”, tha ai.

Tre të vdekur nga aksidenti në rrugën Prizren-Zhur