Betim Merdiu, Kryesues i Kuvendit Komunal ne Dragash

Detaje rreth sulmit ndaj Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Dragash

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Dragash, Betim Merdiu është sulmuar gjatë ditës së djeshme.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe vet Merdiu, por i njëjti nuk ka dashur të jap detaje rreth rastit.

“Unë e kam paraqitur rastin në polici, dhe nuk dua të prononcohem rreth rastit”, ka thënë Merdiu për KALLXO.com.

Ndërsa, Vesel Gashi, zëdhënës i policisë në rajonin e Prizrenit, ka thënë për KALLXO.com se rasti është raportuar dje në polici nga ana e viktimës.

“Viktima ka raportuar dje në polici. Menjëherë pas raportimit, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme , ku i dyshuari për sulm ndaj viktimës është shoqëruar në stacionin policor”, ka thënë Gashi për KALLXO.com, duke mos dhënë detaje të tjera rreth sulmit.

Ai ka shtuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa shkresat e lëndës do t’i kalojnë Prokurorisë për procedura të mëtutjeshme.

KALLXO.com raportoi më herët për sulmin ndaj Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Dragash.

 

https://kallxo.com/sulmohet-kryesuesi-i-kuvendit-komunal-ne-dragash/

.