Foto-ilustrim

Detaje për Zjarrin që Kaploi Autobusin me Bashkatdhetarë

Asnjë prej udhëtarëve që gjendeshin në autobusin e kompanisë “Deva Tours” që është përfshirë nga flaka teksa po vinte nga Gjermania nuk është lënduar.

Kështu ka thënë në një prononcim për KALLXO.com një punëtor përgjegjës i kompanisë, i cili nuk ka dashur të identifikohet.

“Përveç dëmeve materiale nuk ka asnjë të lënduar”, ka thënë ai në një bisedë telefonike.

Sipas këtij personi, zjarri në autobus është shkaktuar nga një shkëndijë në gepek.

“Udhëtarët janë duke u kthyer në Kosovë, janë duke ardhur me autobus tjetër”, tha ai.

Autobusi i kompanisë “Deva Tours” ishte duke ardhur nga Gjermania në drejtim të Kosovës kur ka marrë flakë.

Incidenti ka ndodhur afër kufirit mes Kroacisë dhe Serbisë.