Dështon Zgjedhja e Rektorit të UP-së

Ka dështuar zgjedhja e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës, pas tri raundeve të votimit.

Anëtarët e Këshillit Drejtues nuk mundën ta zgjedhin rektorin kështu që konkursi për rektor do të rishpallet.

Anëtarët e KD-së votuan në tri raunde pasi që në raundin e parë Lul Raka dhe Naser Sahiti morën nga tri vota, Anton Berishaj dy vota ndërsa Sali Bashota asnjë.

Në raundin e dytë, për Naser Sahitin votuan katër anëtarë, për Lul Rakën 3 ndërsa një fletëvotim ishte i pavlefshëm.

Ndërsa në raundin e tretë, të kandidatët Raka e Sahiti morën nga katër vota.

Për t’u zgjedhur rektor, një kandidat duhet t’i ketë së paku pesë nga tetë votat e anëtarëve të Këshillit Drejtues. [interaction id=”56d9b98b36e5105a3a50f71a”]