Dështon Zgjedhja e Dekanit të Bujqësisë

Anëtarët e Këshillit të Fakultetit të Bujqësisë dhe veterinës kanë dështuar që ta zgjedhin dekanin edhe pas tre raundesh të votimit.

Në raundin e parë asnjëri nga katër kandidatët nuk mori numrin e mjaftueshëm të votave. Dy të parët, Bedri Dragusha dhe Salih Aliu morën nga 14 vota ndërsa Nuredin Mestani e Skender Muji nga 7.

Ndërsa në raundin e dytë, Dragusha e Aliu morën nga 19 vota ndërsa katër fletëvotime ishin të pavlefshme, kështu që votimi u përsërit.

Në raundin e tretë, Bedri Dragusha mori 20 vota, Sahit Aliu 17 ndërsa pesë fletëvotime dolën të pavlefshme.

Për t’u zgjedhë dekan, një kandidat është dashur t’i ketë të paktën 22 vota pasi që këshilli i fakultetit i ka 42 anëtarë.

Aktualisht, anëtarët e këshillit janë duke u konsultuar për të dalë me kandidatura të reja.