Dështon votimi për shkarkimin e anëtarit të bordit të ARKEP

Për të tetën herë me rradhë ka dështuar votimi për shkarkimin  anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Shqiprim Pula.

Për këtë pikë,  në votim morën pjesë 26 deputetë,  prej të cilave 22 vota ishin për dhe 8 kundër.

Kjo është hera e tetë që kjo pikë del për votim në Kuvendin e Kosovës.

Kërkesa për shkarkim të këtij anëtari ishte proceduar në Kuvend  me mbështetje të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik.

Kjo pasi Kryesuesi i Bordit të ARKEP kishte dërguar informatë lidhur me parregullsi që sipas tij ekzistojnë në pozitën e Shqiprim Pulës pasi i njëjti kishte pezulluar punën si shërbyes civil në ARKEP për t’u bërë anëtar i Bordit ndërsa vendimin për pezullim e kishte shfuqizuar Gashi duke e konsideruar të pavlefshëm