Dështon tenderi i Policisë për blerjen e mjeteve për menaxhim të trazirave

Me 28 qershor Policia e Kosovës kishte hapur tender për furnizim me automjete për menaxhimin e krizave në rast të për trazirave.

Por, Policia e Kosovës ka anuluar këtë tender më 5 shtator.

Anulimi i tenderit  sipas njoftimit është bërë për shkak se asnjë nga ofertat e pranuara nuk ishte e përgjegjshme.

Në tenderin e hapur nga Policia e Kosovës, vlera e parashikuar e kontratës për furnizim me automjete për trazira ishte paraparë të jetë 1  milion e 543 mijë e 260 euro.

Në bazë të tenderit i cili ishte hapur, ishte paraparë që Policia e Kosovës të furnizohet me 16 automjete për trazira.

KALLXO.com ka raportuar për tenderin e Policisë së Kosovës për blerjen e automjeteve për trazira.

https://kallxo.com/policia-e-kosoves-blene-mjete-te-renda/