Deputetja Shqipe Pantina - Foto: KALLXO.com

Dështon Seanca në Rastin e Deputetes Shqipe Pantina

Për sot ishte paraparë seanca fillestare në rastin e deputetes së Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina, e cila akuzohet për veprat penale mbajtje në pronësi të armës dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Në këtë seancë mungoi e akuzuara Shqipe Pantina.

Gjykatësi Faik Hoxha tha se asaj ftesa i ka shkuar në mënyrë të rregullt dhe fletëdërgesa është kthyer dhe në të shënohet se “palën e kërkuam, nuk e gjetëm, ftesa iu la në derë”.

Gjithashtu, gjykatësi tha se është ftuar mbrojtësi i saj sipas detyrës zyrtare, Avni Leci, por as ai nuk i është përgjigjur ftesës.

Në këto rrethana, Gjykata mori aktvendim që seanca e sotme të mos mbahet ndërsa seanca e  radhës u caktua për më 19 janar 2017.