Dështon seanca në mungesë të deputetëve

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet në seancën e sotme plenare.

Pas rreth një ore e gjysmë pauzë, Kuvendi nuk arriti që t’i mbledh deputetët që formohet kuorumi.

Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Derguti njoftoi së në mungesë të deputetëve seanca shtyhet deri pas mbledhjes së Kryesisë.

Seanca plenare është mbajtur për vazhdimin e 59 pikave të papërfunduara nga muaji janar, shkurt, mars dhe prill.

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të votojë shumicën e projektligjeve dhe raporteve për shkak të mungesës së kuorumit në vendimmarrje.

Nga 59 pika kanë arritur që vetëm 10 pika të rendit të ditës të kalojnë në votim.

Nga këto pika të rendit të ditës, ka kaluar proceduralisht në lexim të dytë Projekt-Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë, dhe më 62 vota ka kaluar votimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019.

Ndërkaq, në pikën e rendit të ditës për Formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për pesë (5) anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në emër të partisë, propozoj për anëtar deputetët; Armend Zemajn dhe Doruntinë Maloku.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi propozoi që të krijohen dy komisione të veçanta, i cili kaloi.

“Kërkojë që të themelohen dy komisione të veçanta, jemi votu më këtë rend të ditës por duhet të vazhdojmë ashtu siç kanë thënë konkurset e ndarëve koj do tu kishte dhënë komisionët për më u bë procedura më efikase”, tha Krasniqi.

Mirëpo, pas një konsulte me shefat e grupeve parlamentare, nënkryetarja e Kuvendit Aida Derguti ka njoftuar se seanca shkon në pauzë deri në 13:30, por që filloi në orën 14:00 dhe pa sukses.

https://kallxo.com/kuvendi-shkon-ne-pauze-deri-ne-oren-1330/

Pikat e rendit të ditës së sotme ishin këto:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur me 30 janar 2019:

1.            Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,

2.            Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

3.            Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

4.            Votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 shkurt 2019:

1.            Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

2.            Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

3.            Votimi në lexim të dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

4.            Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

5.            Votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,

6.            Votimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019,

7.            -Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për pesë (5) anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,

– Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nga radhët e komuniteteve jo shumicë

– Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1)anëtar të Komisionit të Pavarur për Media, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 7 mars 2019:

1.            Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,

2.            Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,

3.            Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

4.            Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

5.            Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

6.            Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

7.            Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

8.            Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

9.            Votimi për shkarkimin e një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare

10.          Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës,

11.          Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,

12.          Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave,

13.          Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,

14.          Votimi në parim i Projektligjit për peticione,

15.          Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

16.          Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

17.          Votimi në parim i Projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar,

18.          Votimi në parim i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve,

19.          Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës,

20.          Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

21.          Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,

22.          Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,

23.          Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,

24.          Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësim ndryshim të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,

25.          Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit,

26.          Votimi në parim i Projekt-kodit të Procedurës penale,

27.          Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim,

28.          Votimi në parim i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,

29.          Votimi në parim i Projektligjit për Diasporën,

30.          Votimi në parim i Projektligjit të Punës,

31.          Votimi në parim i Projektligjit për Pronën Publike,

32.          Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,

33.          Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/l-247,

34.          Votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës,

35.          Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.

IV. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 12 mars 2019:

1.            Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

V. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 13 mars 2019:

1.            Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.

VI. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 28 mars 2019:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore.

VII. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 11 prill 2019:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.

VIII. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 12 prill 2019:

1. Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 26 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga 80 deputetë të Kuvendit,

2. Shqyrtimi i Propozim-programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumente publike,

4. Votimi i Propozim – Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë nënshkrues, në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributëdhënës,

5. Votimi i Propozim – Rezolutës nga Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, në lidhje me mosekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

6. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës,

7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-“KOSTT” Sh.A,

8. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për kompensimin e anëtarëve të këtij Komisioni,

9. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e zëvendëskryetarit të dytë në Komisionin Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe benificioneve nga sigurimi social dhe Propozimi i GP të PSD për Zëvendësimin e deputetëve në Komisione Parlamentare.