Ramush Haradinaj-Gazmend Muhaxheri

Dështon përsëri përballja Haradinaj – Muhaxheri në gjykatë

Përballja gjyqësore e paraparë të fillonte sot në orën 13 : 00,  në mes të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetarit të komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri ka dështuar të mbahet sërish.

Ketë herë si pasojë e pushimit mjekësorë të gjyqtares së rastit, Ganimete Puka.

Në ketë proces gjyqësorë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka paditur kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për shpifje.

Haradinaj përmes avokatit të tij, Araniti Koci, në vitin 2015-të e kishte paditur kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, për shkak të deklaratave “fyese dhe shpifëse” në gazetën austriake ‘Der Standard’.

Përmes gjykatës Haradinaj po kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë rast:

https://kallxo.com/ramush-haradinaj-padit-ne-gjykate-gazmend-muhaxherin/

https://kallxo.com/nis-perballja-gjyqesore-haradinaj-muhaxheri/

https://kallxo.com/greva-shtyn-perballjen-e-ramush-haradinajt-me-gazmend-muhaxherin-ne-gjykate/

https://kallxo.com/ramush-haradinaj-e-gazmend-muhaxheri-perballen-ne-gjykate-ne-prill/

https://kallxo.com/shtyhet-perballja-ne-gjykate-e-ramush-haradinajt-me-gazmend-muhaxherin/

https://kallxo.com/kryeministri-kerkon-250-mije-euro-demshperblim-per-deklaratat-e-kryetarit-te-pejes/