Ndertesa e Qeverise, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Dështon Mbledhja e Qeverisë për Demarkacionin

Zyrtarë të kabinetit të kryeministrit u kanë komunikuar gazetarëve që po prisnin fillimin e mbledhjes se ajo nuk do të mbahet.

Në këtë mbledhje, qeveria kishte futur në rend të ditës procedimin për Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Në kohën kur pritej që mbledhja të fillojë, KALLXO.com raportoi se kryeministri Isa Mustafa ka qenë duke u konsultuar me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli në zyrën e këtij të fundit.

Ministrat e pranishëm në ndërtesën e qeverisë që ishin në pritje të fillimit të saj, tashmë janë larguar nga ndërtesa.