Dështon gjykimi për drejtorin e shkollës që dyshohet se mori ryshfet

Në gjykimin ndaj të akuzuarit Izet Hoti, për marrje të ryshfetit sot para gjyqtarit Shaqir Zika u bë kundërshtimi i aktakuzës.

Izet Hoti- drejtori i shkollës së mesme të Malishevës “Hamdi Berisha”, dyshohet të ketë kryer veprën penale marrja e ryshfetit.

Sipas aktakuzës, dyshohet se Hoti në Maj të këtij viti ka keqpërdorur autoritetin e tij zyrtar, duke kërkuar 1.500 euro nga Gëzim Kastrati- menaxher i restaurantit “Bimi 2”, për organizimin e mbrëmjes së maturës.

Në gjykimin e sotëm mbrojtësi i të akuzuarit avokati Emrush Kastrati, tha se nuk ka asnjë provë të prezentuar në aktakuzë për përgjim të deshifruar në tekst të shkruar.

Ai tha se aktakuza nuk është e mbështetur në prova, sepse të tëra janë vetëm opinione.

“Përderisa ne nuk e kemi pranuar cd- provën e përgjimit, konsiderojmë se aktakuza duhet të hudhet poshtë sepse është e pa bazuar në fakte, andaj i propozoj gjykatës që kjo seancë të shtyhet dhe të obligohet Prokuroria të na prezentojë proven neve si mbrojtje” Emrush Kastrati.

Ndërkaq prokurori Ali Uka, duke replikuar në kërkesën e avokatit Kastrati, tha se pas pranimit të kërkesës për hudhje të aktakuzës dhe pushimin e procedurës penale, nga ana jonë është bërë një gabim teknik në aktakuzë në pjesën e cila ka të bëjë me prova të propozuara, aty nuk e kemi futur si provë materiale CD dhe audio inqizimet të bëra nga ana e policisë dhe të njëjtën do ti’a dorëzojë mbrojtësit të të akuzuarit Hoti.

“Gjithsesi konsiderojmë se provat në aktakuzë, janë më se të mjaftueshme dhe se të njëjtat e mbështesin dyshimin e bazuar se i akuzuari Izet Hoti ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit”- tha prokurori Ali Uka.

“Andaj i propozoj gjykatës që kërkesën për kundështimin e provave dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës, ti hudhë poshtë si të pabazuar dhe të njëjtat të mos i aprovojë”- kërkoj nga gjykata prokurori Uka.

Pas kësaj gjyqtari Shaqir Zika, seancën e shtyu për muajin Dhjetor, duke e obliguar prokurorin që ta pajisë mbrojtësin e të akuzuarit me cd si provë dhe pas kësaj avokati Kastrati të deklarohet me shkrim lidhur me provëm e pranuar.

Ndërsa në gjykimin e kaluar, të mbajtur në muajin Tetor i akuzuari Izet Hoti ishte deklaruar i pafajshëm.

Në lidhje me këtë rast për marrje të ryshfetit, një seancë kishte dështuar për shkak të mungesë së të akuzuarit.

https://kallxo.com/nuk-mbahet-gjykimi-ndaj-drejtorit-te-malisheves-te-akuzuar-per-ryshfet-me-mbremjen-e-matures/