Protestës së studentëve nuk iu bashkua pothuaj asnjë mitrovicas - Foto: KALLXO.com

Dështoi Protesta në Mitrovicë

Ka dështuar protesta në Mitrovicë e thirrur për të kundërshtuar vendosjen e shtatores së Car Llazarit dhe ndërtimin e shtëpive në veri në lagjen e quajtur “Lugina e Diellit”.

Kjo protestë ishte thirrur nga një grup i studentëve nga Prishtina.

Protesta nuk gjeti përkrahjen e qytetarëve të Mitrovicës.

Organizatori Ardion Gashi tha së deklaratat e politikanëve të Mitrovicës që mos të ketë protestë bënë që qytetarët mos të na bashkëngjiten.

“Kemi ardhur që të protestojmë kundër vendosjes së shtatores së Car Llazarit dhe ndërtimit të shtëpive në veri në lagjen “Lugina e Diellit””, tha Gashi, i cili dështimin e protestës ia ka atribuuar politikanëve të Mitrovicës.

“Deklaratat e politikanëve të Mitrovicës bënë që qytetarët të mos na bashkëngjiten në protestën e sotme”, shtoi Gashi.

Policia e Kosovës ishte e përgatitur dhe me numër të madh përreth urës kryesore të lumit Ibër.

Gjithashtu edhe media shqiptare e serbe ishin në numër shumë të madh për përcjelljen e kësaj proteste.

Ditë më parë, kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri dhe ish-kryetari i kësaj Komune, Avni Kastrati, u kanë bërë thirrje qytetarëve të Mitrovicës që t’u besojnë institucioneve dhe mos t’i bashkëngjiten protestës së sotme.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com

mitrovica2