Foto-ilustrim

Dëshmi se vajza nga Gjilani u godit me shufër metalike nga i dashuri

Mbrëmë rreth orës 10, është ndaluar i dyshari L.Z, nën dyshimin se e ka rahur të dashurën e tij me shufër metalike

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan paraburgimin e të dyshuarit.

Sipas prokurorisë, në njoftim thuhet se pasi çifti kanë shkuar në dalje të fshatit me veturë, L.Z, me një shufër metalike, e godet në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, si dhe një ditë më pas, duke shkuar në drejtim të Prishtinës, i njëjti prapë përdor dhunë fizike ndaj saj, duke e goditur disa herë me grushte në kokë dhe trup, dhe me të arritur në Prishtinë, e dëmtuara arrin që të ikë nga i dyshuari.

“I njëjti me veprimet e tij, i ka shkaktuar të dëmtuarës lëndime trupore, për të cilat është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në QKUK, në Prishtinë dhe në Emergjencën e Spitalit Regjional, në Gjilan”, njofton prokuroria.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit, sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan.

KALLXO.com raportoi sot për këtë rast.

https://kallxo.com/gjilan-arrestohet-pasi-rrahu-te-dashuren/