Deri më Tani Asnjë Parregullsi në Zgjedhjet Serbe

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës Besim Hoti, ka thënë për KALLXO.com se deri më tani gjithçka po shkon sipas planit.

“Absolutisht asnjë problem nuk e kemi. Sa i përket punës sonë policore, prej mëngjesit kur i kemi marrë obligimet tona nuk kemi pasur asnjë problem”, ka thënë Hoti.

Ndërsa Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se Policia e Kosovës po kujdeset edhe sot për ruajtjen, rendin dhe sigurinë publike në të gjithë territorin e Kosovës.

“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe obligimet e saja ligjore në baza ditore kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Policia e Kosovës sikurse edhe ditëve te zakonshme edhe sot kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi Hoxha.