Konferenca e KQZ-së

Deri në Orën 11:00 Votuan 7 % të Qytetarëve

Në konferencën e dytë për media Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi për daljen e votuesve deri në orën 11:00.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezi deri në 11:00 në 19 komunat ku po zhvillohet balotazhi dhe në Partesh ku po mbahen zgjedhjet për asamble, votuan 89,472 votues, ose 6.90 për qind të atyre që kanë të drejtë vote.

Në raport me raundin e parë më 22 tetor, dalja në zgjedhje është më e ulët.

Më 22 tetor deri në orën 11:00 patën votuar 118,949 votues, apo 8.72 për qind të personave me të drejtë vote.

Në 20 komunat e Kosovës ku sot po zhvillohen zgjedhjet, të drejtë vote kanë 1 milion 353 mijë e 307 votues.