Deputetja Haxhiu reagon ashpër ndaj vendimit të Kushtetueses për pagat

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar, duke hedhur poshtë kështu ankesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe 3 deputetëve të opozitës.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka kritikuar vendimin e Gjykatës dhe ka theksuar se nuk do të ishte keq sikur t’ia vendosin drynin Gjykatës Kushtetuese.

“Sa vendime të dëmshme nxjerrë kjo Gjykatë Kushtetuese, kësioj nuk do të ishte keq me ja vendos drynin! Turp për ju Arta Rama Hajrizi, Ivan Čukalović, Altay Suroy, Snezhana Botusharova, Bekim Sejdiu, Selvete Gerxhaliu! Nuk arritët të mbroni Kushtetutën dhe integritetin personal e profesional!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /21Media