Deputetja e PDK-së nervozohet me 'Vala'-n: Po na terrorizon me shërbime

Operatori i telefonisë, Vala, ka njoftuar se dje se ka pasur disa probleme teknike në sistemin operativ, të cilat po vazhdojnë edhe sot.

Me shërbimet e Valës është ndarë e pakënaqur deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu e cila përmes një postimit në Facebook ka shprehur nervozën e saj për shërbimet e Valës.

“Vala është e Kosovës? Me pas qenë e Kosovës s’na kish terrorizu me shërbime. A mundet dikush me na tregu çka po ndodhë që as s’po mundem me e thirre kërkon e as me na thirre kërkush?”, ka shkruar Musliu në postimin e saj.

Në njoftimin e Vala-s thuhet se janë evidentuar kohë pas kohe pengesa në komunikim dhe si pasojë komunikim nuk ka qenë i mundur në disa shërbime në rrjetin mobil të Valës, në disa zona të caktuara.

“Ekipet teknike janë duke bërë përpjekje maksimale që të eliminojnë të gjitha problemet e shfaqura sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që ta rikthejnë funksionimin normal të gjitha gjithë shërbimeve si në gjendjen e mëparshme, për të siguruar komunikim të pandërprerë për të gjithë konsumatorët tanë”, thuhet në njoftimin e Valës.

Vala ka kërkuar falje dhe mirëkuptim nga të gjithë konsumatorët të cilën mund të kenë vështirë eventuale në komunikim.