Foto: Time Kadrijaj/Facebook

Deputetja e AAK-së ofendon kritikuesit e Haradinajt, u thotë se po ‘lehin’

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga AAK, Time Kadrijaj, ka shpërthyer në ofendime ndaj atyre që poe kritikojnë kryeministrin Ramush Haradinaj dhe listën e fryrë të veteranëve të UÇK-së.

Në një postim në Facebook, të shoqëruar me një fotografi me kryeministrin Haradinaj, deputetja Kadrijaj ka parashtruar një pyetje retorike për kritikuesit.

“Me i pyet këta që po lehin cili ashtë kontributi i juaj për Kosoven valla do të befasoheni sepse vlerësimi i këtij kontributi është një zero e madhe”, ka thënë ajo.

Kadrijaj, e cila ka qenë pjesëtare e UÇK-së, ka thënë se duke “kontaminuar ambientin e popullatën” me temën e veteranëve, kritikuesve “po u pengon puna” e Haradinajt.

“E me këtë zero kontribut qfarë po bëjnë sot po përpiqen me tema të veteranëve me e kontaminu ambientin e popullatën sepse po ju pengon puna dhe të arriturat e kryeministrit Haradinaj. Si dje dhe sot krenar me ty Kryeministër!”, tha ajo.