Arbërie Nagavci e Teuta Haxhiu. Foto: Kallxo.com

Deputetja Arbërie Nagavci padit për shpifje deputeten Teuta Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka paditur për shpifje kolegen e saj nga AAK, Teuta Haxhiu.

LVV përmes një njoftimi në Facebook bën të ditur se Nagavci dorëzoi padinë personalisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Padia vjen pasi dy deputetet ishin përplasur në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Arsim, ku po diskutohej për grevën e mësimdhënësve. Haxhiu e kishte akuzuar Nagavcin se ka plaçkitur mësimdhënësit duke u mbajtur trajnime me pagesë.

“Deputetja Arbërie Nagavci ka bërë padi për shpifje kundër deputetes së AAK-së Teuta Haxhiu. Padinë e ka dorëzuar personalisht deputetja Nagavci në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Shpifjet e Haxhiut kinse në lidhje me keqpërdorimet e Nagavcit vijnë në kohën kur është shtuar kritika ndaj keqqeverisjes së Haradianajt. Ajo vazhdimisht i përdor këto shpifje për ta hequr vëmendjen nga kritikat për Haradinajn. Kulmi i tyre ishte në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komisionit për Arsim më 14 janar 2019, të thirrur si reagim ndaj situatës me grevën e përgjithshme në sistemin arsimor. Pikërisht këtë ditë, Haxhiu nuk u mor me nxënësit si anëtarë e Komisionit. Nuk u mor as me prindërit si deputete por vendosi ta bëjë rivalen politike duke gënjyer”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Ndërkaq, përplasja mes dyshes kishe eskaluar edhe në ofendime.

https://kallxo.com/deputetja-deputetes-ti-je-budallaqe-video/